МКД

Me rritjen e numrit të lajmeve të rrejshme dhe propagandës, paraqitet nevoja për edukim mediatik të të rinjve, të cilët për çdo ditë janë të ekspozuar ndaj një sërë përmbajtjesh manipuluese. Për këtë arsye, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë dhe Radio MOF e fillojnë projektin “Edukim mediatik për të rinj” me qëllim që ta rrisin ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve të rinj, për të menduarit kritik, për qasje analitike ndaj informatave që i marrin nga mediat dhe aftësinë për të vlerësuar përmbajtjen.

Nga ana tjetër, organizatat e shoqërisë civile, do të aftësohen që t’i analizojnë në mënyrë të vetëdijshme përmbajtjet në media të cilat janë në fushën e tyre të interesit dhe të komunikojnë në mënyrë korrekte me media dhe target grupet e tyre gjatë shpërndarjes së aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore.

Projekti “Edukimi Mediatik për të Rinjtë” do të mundësojë tre trajnime gjatë vikendit për 60 të rinj nga Shkupi, Velesi, Tetova dhe një trajnim për organizatat qytetare që do të rezultojnë me bashkë produkcion të përmbajtjeve edukative për lirinë e shprehjes te të rinjtë nga komunitetet e margjinalizuara, pa dallim të gjinisë, etnisë, statusit social, identitet seksual dhe gjinor.

Trajnimet dy ditore për të rinj do të fokusohen në edukimin praktik të pjesëmarrësve për media, propagandë dhe dallimin mes gazetarisë etike dhe jo etike. Përveç kësaj do të sigurohen mentorime për përpilim të teksteve, video dhe audio shtojcave, nën kaste, sipas zgjedhjes së pjesëmarrësve. Trajnimi i vikendit për organizatat qytetare në mënyrë tematike do të jetë i drejtuar kah edukimi mediatik, por edhe marrëdhëniet me publikun, gjegjësisht si të barten informatat nga target grupet të cilat krijojnë ndryshime shoqërore.

KRNM është organizatë nacionale, ombrellë e të gjithë të rinjve në Maqedoni. KRNM unifikon 55 organizata me qëllim që të promovohen dhe angazhohen për të drejtat e të rinjve në Maqedoni. Anëtarësia e KRNM është e llojllojshme, duke unifikuar organizata të cilat punojnë në nivel nacional dhe rajonal, në mjedise rurale dhe urbane, organizata studentore, degë të organizatave ndërkombëtare, forumet rinore të partive politike dhe lloje të ndryshme të shoqatave. Në procesin e realizimit të qëllimeve të veta, KRNM i përfaqëson interesat e të rinjve në Republikën e Maqedonisë pa dallim të pozitës së tyre socio-ekonomike, gjinisë, racës, origjinës etnike dhe kulturore, përcaktimit fetar dhe politik, orientimit seksual, identitetit gjinor ose cilësdo forme tjetër të dallimit.

Radi MOF është internet radio e cila prodhon dhe ndan përmbajtje muzikore dhe informative të cilat janë të qasshme në www.radiomof.mk. Duke marrë parasysh faktin se hapësira në të cilën të rinjtë mund të shprehin veten është e kufizuar, zhvillojmë një medium që është stacion i hapur për promovimin e shoqërisë rinore kulturore dhe krijuese. Radio MOF është medium alternativ online, i cili përmes promovimit të përmbajtjeve programore objektive të pavarur, të udhëhequra pikërisht nga autorë të rinj, ofron kualitet, diversitet dhe etikë në informimin rinor, në mënyrë që të zhvillohen diskutime të cilat do të jenë të dobishme për gjeneratën rinore. Publiku ynë i synuar janë të gjithë të rinjtë dhe të gjithë qytetarët, interesi i të cilëve është të jenë të informuar për statusin e të rinjve në shoqërinë dhe të cilët dëshirojnë përmirësimin e saj.

Projekti zbatohet me ndihmën e grantit të ndarë përmes projektit “Edukimi mediatik në epokën e përmbytjes nga informacionet:  Koalicioni për edukim mediatik”, me çka realizon Shkollën e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, në bashkëpunim me Institutin për dallime në mediet,  nga Londra dhe gazeta “Nova Makedonija” me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

За проектот

Високата школа за новинарство и за односи со јавноста во партнерство со Институтот за различности во медиумите од Лондон и со дневниот весник „Нова Македонија“ во периодот 2016-2018 г. ќе го реализира проектот „Медиумска писменост во ера на наплив на информации: Македонска коалиција за медиумска и информациска писменост“.

Повеќе

За весникот „Медиум“

„Медиум“, весникот на сите средношколци е плоштадот на слободата на младите луѓе. Средношколец си и сакаш да пишуваш во весник. Стани дел од редакцијата на првиот средношколски весник кој излегува еднаш месечно во „Нова Македонија“.

Повеќе

 
Адреса
ул. „Јуриј Гагарин“, бр. 17/1-1, Скопје тел. 02 / 30 90 004