Dëshiron të xhirosh me telefon celular?
Nëse dëshironi të përmirësoni aftësitë dhe teknikat e gjuajtjes me celular, mbani parasysh këshillat e mëposhtme:
Përgatitjet teknike
Leksioni i parë është – të mbani lenten të pastër. Ndërsa ky nuk është i vetmi leksion që është i rëndësishëm. Gjithmonë duhet të keni hapësirë të mjaftueshme në telefon ose në kartën e memories, para se të bëni incizim. Dhe bateria të jetë plot.Mos harroni, nëse të cingëron telefoni ndërsa je duke incizuar video, incizimi do të ndalet menjëherë ose do të ndërpritet nëse i përgjigjeni thirrjes. Prandaj, ridrejtoni thirrjet tuaja ose aktivizoni modalitetin airplane mode para se të filloni incizimin. Tani jemi gati për hapin tjetër.
Telefoni mundëson incizim vertikal dhe horizontal. Horizontalisht, përkatësisht në formatin 16:9 incizoni kur bëni video për YouTube, video në Facebook ose për transmetim televiziv. Vertikalisht, ose në formatin 9:16, ju shkrepni kur bëni një video për Instagram, Tic-Toc, Facebook Story, YouTube Shorts.
Të njëjtat rregulla zbatohen kur përdorim kamerën e përparme. Këtë kamerë e përdorim kur duam të komunikojmë diçka drejtpërdrejt me shikuesit. Kini kujdes, megjithatë, kur flisni në kamerën e përparme, gjithmonë shikoni lenten, sepse nëse shikoni reflektimin e fytyrës tuaj në ekranin e telefonit, humbni kontaktin me sy me shikuesit.
Opsionet e telefonit celular
Kur incizoni me telefonin tuaj celular, gjithmonë ndizni linjat që ndajnë ekranin në të tretat. Hulumtoni se si përdorimi i këtyre linjave mund të të rezultojë me një incizim më dinamik.
Përfshini gjithashtu vijën e nivelimit për të siguruar që imazhi të mos jetë i shtrembëruar.
Ndonjëherë subjekti juaj është shumë larg? Mos përdorni zumin digjital për t’i afruar objektet, sepse do të prishni cilësinë e incizimit. Kurdo që të keni mundësi, afrohuni drejt subjektit.
Me siguri tashmë e dini se telefoni juaj ka fokus automatik. Kjo do të thotë se do t’ju ndihmojë të qartësoni objektin përpara kamerës.
Pavarësisht nëse keni apo jo një trekëmbësh, sot pothuajse të gjithë telefonat ofrojnë opsionin e stabilizimit të imazhit gjatë incizimit. Përdoreni atë, sepse ndryshimi është i madh, veçanërisht nëse jeni në lëvizje. Kur incizoni me telefonin tuaj celular pa trekëmbësh, sigurohuni që duart tuaja të jenë të ndara nga trupi juaj, sepse nëse i mbani ngjitur me trupin, atëherë frymëmarrja mund të ndikojë në stabilitetin e imazhit.
Duke përdorur dritën
Ka mënyra të tjera për të mbajtur telefonin celular. Ja një prej tyre. Ndoshta e përmendëm në fund, por është më e rëndësishmja – drita. Pa të, nuk ka incizim. Keni një dritë të vogël në telefonin tuaj, por mos u mbështetni në të. Më shpesh do të shkatërrojë incizimin sesa do ta përmirësojë atë. Pothuajse gjithmonë do të keni rezultate të dobëta kur burimi i dritës është prapa subjektit. Dhe kur subjekti është në hije, ndërsa kuadri dominohet nga dielli i fortë ose anasjelltas.
Nivelimi i zërit
Imazhin e kapni me kamerën ndërsa zërin me mikrofonin. Por telefoni kap më së miri tingujt që janë më afër tij. Nëse subjekti largohet nga telefoni ose ka tinguj të tjerë të zhurmshëm përreth, atëherë toni është i papërdorshëm.
Një kufje Bluetooth me një mikrofon mund të përdoren si zëvendësim i lirë për mikrofonin e telefonave modernë. Në disa pajisje Android, kjo bëhet duke lidhur së pari telefonin dhe kufjet, dhe më pas duke zgjedhur kufjen Bluetooth si burimin kryesor të zërit në zonën e cilësimeve të aplikacionit të kamerës.
Kështu, kufjet Bluetooth bëhet mikrofon. Mikrofon mund të bëhen kufje të zakonshme me kabllo. Duhet vetëm t’i lidhni me pajisjen tuaj. Megjithatë, në disa pajisje telefonike, aplikacioni për kamerë nuk do t’ju lejojë të zgjidhni kufjet Bluetooth si burimin tuaj të zërit. Do tu duhet një aplikacion i ri.
Shikoni këshillat se si të regjistroni me celular në video!