Rekomandime të Ekspertëve për Angazhim më të Madh Qytetar
Çfarë ndikon që një i ri të angazhohet në shoqëri? Prindërit duhet të diskutojnë hapur mbi çështjet lokale, mësuesit dhe profesorët duhet të nxisin diskutime për tema politike dhe sociale, OJQ-të duhet të promovojnë edukimin qytetar dhe shkrim-leximin mediatik, institucionet duhet të konsultojnë të rinjtë për vendimet e rëndësishme për ta, dhe media duhet të krijojë përmbajtje që i inkurajon ata të jenë më aktivë qytetarë.
Mësoni nga rekomandimet e të ftuarve specialë në podcast-in e shkurtër “Ji një Njeri i Mirë”.
Videoja bazohet në gjetjet nga studimi “Inkurajimi i Aktivizmit Qytetar të të Rinjve përmes Angazhimit me Median“, realizuar nga Instituti i Studimeve të Komunikimit si pjesë e projektit “Përdor Faktet”, i financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.