Si mund të përdoret IА në lajme
Jetojmë në një epokë digjitale ku inteligjenca artificiale po revolucionarizon gazetarinë. Por me fuqi të madhe vjen përgjegjësi e madhe. Le të hulumtojmë së bashku se si mund të përdoret IA në mënyrë etike në gazetari.
Një nga aplikimet më të zakonshme është transkriptimi i intervistave ose përkthimi i drejtpërdrejtë në gjuhë të tjera. Në vend që gazetarët të dëgjojnë me orë të tëra dhe të shkruajnë intervistat që kanë regjistruar, IA mund ta bëjë atë në vetëm disa sekonda. Mjete si Otter ose Trint ju kursejnë orë ose ditë pune duke i kthyer skedarët audio dhe video në tekst. I ngarkoni këto skedarë në platformë dhe ajo gjeneron përmbajtje teksti nga bisedat në një kohë të shkurtër. Në fund, sigurohuni që të kontrolloni materialin që dëshironi të përdorni në stoejt tuaja gazetareske.
Mjetet si Chat GPT dhe Bard bëjnë të mundur shikimin e shpejtë të mijëra dokumenteve dhe bazave të të dhënave. Pa to, hulumtimi si “Panama Papers” nuk do të ishte i mundur. Teknologjia mund të analizojë shpejt sasi të mëdha dokumentesh dhe të identifikojë temat kryesore, njerëzit, organizatat, vendndodhjet dhe lidhjet midis tyre. Algoritmet janë gjithashtu të shkëlqyera në njohjen e anomalive në të dhëna. Por edhe këtu, gazetarët janë kryesorë, që duhet të bëjnë kontroll përfundimtar të fakteve.
Algoritmet gjithashtu ndihmojnë në përshtatjen e përmbajtjes për një audiencë specifike. Duke analizuar të dhënat e audiencës, ato rregullojnë tonin dhe stilin në përputhje me rrethanat. Këto mjete sugjerojnë gjithashtu përmbledhje, tituj, titra ose përshkrime meta për të promovuar në mënyrë efektive platformat e ndryshme, duke maksimizuar ndikimin dhe arritjen e produktit gazetaresk.
Për të shfaqur më mirë në mënyrë vizuale historitë, mund të përdorni gjithashtu media sintetike si videot ose fotografitë e krijuara me mjete si Midjourney, DALL-E ose Sora. Megjithatë, kjo duhet të bëhet vetëm në raste ekstreme. Për shembull, nëse bëni një histori në të cilën përdorimi i fotografive ose videove të vërteta mund të kërcënojë të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve, atëherë mund të përdorni përmbajtje sintetike. Nëse shkruani për ngjarje historike ose bëni recensionin e një libri, atëherë mund të pasuroni tekstin me fotografi ose video të krijuara nga IA-ja.
Por çfarë është etike dhe çfarë nuk është në përdorimin e inteligjencës artificiale për tregimet gazetareske?
Nëse përdorni pa mbikëqyrje burime si IA ynë për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje gazetareske, ju përballeni me rrezikun e përhapjes së dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, shkeljes së të drejtave të autorit dhe keqpërdorimit të të dhënave. Kjo është arsyeja pse inteligjenca artificiale duhet të mbikëqyret gjithmonë nga njerëz përkatës në redaksi.
Nuk është etike nëse në redaksi citohet një gazetar tjetër për tregimet e shkruara nga IA si autor. Ato duhet të shënohen qartë se janë krijuar nga inteligjenca artificiale. E njëjta gjë vlen edhe për videot dhe fotografitë. Gjithashtu duhet të shënoni se bëhet fjalë për përmbajtje sintetike.
Kjo është arsyeja pse Reporterët pa Kufij krijuan Nismën për Besim në Gazetari, një mjet që ju ndihmon të krijoni një politikë të përshtatshme editoriale për përdorimin e inteligjencës artificiale. Në mënyrë që të harmonizoheni me këtë mekanizëm, duhet të siguroheni që audienca të jetë e vetëdijshme kur përmbajtja krijohet me inteligjencë artificiale. Transparenca është çelësi për të fituar besimin e audiences!