Lajme |

THIRRJE PËR SHKOLLA TË MESME PËR PJESËMARRJE NËTHIRRJE PËR SHKOLLA TË MESME “SPRINT GAZETARESK: PRAKTIKË DINAMIKE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË MEDIA”

feat-img

Inkurajoni nxënësit e shkollave të mesme të eksplorojnë dhe shprehin interesat e tyre përmes mediave. Aplikoni që shkolla juaj të marrë pjesë në “Sprintin gazetaresk” të organizuar nga Instituti i Studimeve të Komunikimit (ISK) dhe IREX në kuadër të Projektit të USAID-it për edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë”.

“Sprinti gazetaresk” është një praktikë dinamike për nxënësit e shkollave të mesme në media, në të cilën ata do të fitojnë aftësi prodhuese mediatike dhe do të krijojnë dhe promovojnë përmbajtje që pasqyron interesat e të rinjve.

Si duket “Sprinti gazetaresk”?

ISIK-ja, do të krijojë një program dhe do të zhvillojë një laborator mediatik njëditor në bashkëpunim me shkollën e mesme, i cili do të realizohet në shkollë para përfundimit të vitit shkollor aktual, përkatësisht para 17 qershorit 2024.

Shkolla duhet të tregojë interes dhe të zbatojë aktivitete për të përmirësuar aftësitë e prodhimit mediatik të nxënësve të shkollave të mesme, për të forcuar mendimin dhe shprehjen e tyre kritike për çështje të ndryshme, si dhe për t’i angazhuar nxënësit në aktivitete (plotësuese) jashtë shkollore.

Sprintet gazetareske (punëtoritë) do të drejtohen nga gazetarë të njohur të cilët do të ndajnë këshillat e tyre praktike për krijimin e përmbajtjes tërheqëse dhe profesionale të mediave.

Nxënësit e shkollave të mesme do të marrin udhëzime të hollësishme për krijimin e produkteve mediatike, do të mësojnë se si të paraqesin idetë e tyre në hapësirën publike dhe do të kuptojnë rëndësinë dhe rolin e gazetarisë në një shoqëri demokratike.

Pas përfundimit të laboratorit mediatik, secili nxënës duhet të dërgojë një temë që ai/ajo beson se duhet të përfaqësohet në media dhe të tregojë se si duhet të përpunohet nga media. Nxënësi/ka mund të japin propozim për punimin e një produkti të ndryshëm mediatik: produkt multimedial, lajme televiziv, podcast video, video të mediave sociale, etj.

Shtatë nxënës të shkollave të mesme, propozimet e të cilëve do të përzgjidhen si më të mirët, do të shpërblehen me një muaj praktikë në mediat kombëtare dhe lokale (TV ose portal online) gjatë muajve të verës. Për këta nxënës, ISK do të sigurojë  mbulimin e shpenzimeve për punën praktike.

Gjatë praktikës, praktikantët do të punojnë nën mentorimin e gazetarëve dhe do të mësojnë më shumë rreth prodhimit të lajmeve dhe punës në një redaksi. Së bashku me gazetarin mentor, ata do të planifikojnë dhe prodhojnë përmbajtje gazetareske për të rinjtë që do të transmetohen në media dhe platformat e saj sociale. Nxënësit e shkollave të mesme të përzgjedhur, do të duhet të sigurojnë pëlqimin me shkrim nga një prind/kujdestar për të kryer praktikën njëmujore në media.

Të gjithë pjesëmarrësit e tjerë do të marrin certifikata nga Instituti i Studimeve të Komunikimit dhe IREX për pjesëmarrje në punëtori.

Si të aplikoni për shkollën tuaj?

Në emër të shkollës së mesme, aplikon një profesor/ profesoreshë i cili/ e cila do të përfshihet në zhvillimin e programit të laboratorit mediatik në bashkëpunim me ISK-në dhe përgjegjës/e për koordinimin e zbatimit të tij. Për angazhimin e profesorit/profesoreshës, sigurohet kompensim me para në vlerë prej 5,000 denarë dhe certifikatë për pjesëmarrje. Nga e njëjta shkollë mund të aplikojnë disa mësimdhënës/e, por do të zgjidhet vetëm një.

Aplikimi bëhet jo më vonë se data 29 dhjetor (e premte) 2023, me plotësimin e këtij APLIKIMI ONLINE.

Cilat janë kriteret për zgjedhjen e shkollës?

ISK do të zgjedhë 7 shkolla të mesme ku do të zhvillohet nga një punëtori për media dhe ku do të zgjidhen nxënësit më të mirë të shkollave të mesme të cilët do të shpërblehen me praktikë një mujore të paguar në media.

Kriteret e mëposhtme do të konsiderohen avantazh në përzgjedhjen e shkollave të mesme:

  • të kenë përvojë të mëparshme me aktivitete të dizajnuara për të rritur edukimin mediatik tek nxënësit dhe për zhvillimin e aftësive të tyre të të menduarit kritik ose të prodhimit të tregimeve mediatike;
  • të ketë grupe/seksione shkollore ekzistuese për letërsi dhe shkrim, gazetari, dramë, art, debat, etj., përmes të cilave inkurajohet angazhimi i nxënësve të shkollave të mesme dhe me të cilët mund të aplikojnë në “Sprintin gazetaresk”;
  • të jetë listuar numrin i saktë të nxënësve të shkollave të mesme që do të ishin të interesuar të merrnin pjesë në punëtorinë dhe të raportonin ide/tema për një muaj praktikë në media,
  • të tregojë gatishmëri për organizimin e mësimit shkollor apo aktiviteteve jashtëshkollore për realizimin e laboratorit mediatik në shkollë.

Personi për kontakt:

Lejla Shaban – Instituti për Studime të Komunikimit

[email protected]; 071 370 337

Monika Aksentievska, asistente e programit, Instituti për Studime të Komunikimit

[email protected]; 070 281 654

www.iks.edu.mk