Siguria gjatë aktivizmit online
Në hyrje, përmendëm se një nga aspektet pse mund të përdoren kanalet e komunikimit digjital është siguria dhe mbrojtja. Përkundër faktit se çdo veprim në internet lë gjurmë prapa vetes, me pak kujdes, mund të krijohet një shprehi që siguron anonimitet të pjesshëm ose të plotë në komunikim, qoftë ai i drejtpërdrejtë ose komunikimi me një audiencë më të madhe.
Ka disa aspekte që duhet të merren parasysh për funksionimin më të sigurt, këtu, mbi të gjitha, do të theksonim komunikimin e sigurt të drejtpërdrejtë, hakimin (qasjen) e llogarive, vjedhjen e pajisjeve, futjen e viruseve dhe sulmeve kompjuterike.
Mbani në mend, komunikimi i sigurt gjithmonë kërkon një kompromis midis mbrojtjes dhe komoditetit në përdorim. Siguria duhet të jetë gjithmonë një përparësi për ata që janë vërtet nën vëzhgim ose kërcënim, nuk është diçka që duhet ta praktikoni në çdo nivel. Sigurisht, gjithçka fillon me pajisjet që përdorni, duhet të siguroheni që ato të mos gjurmohen që nga fillimi para se të ndërmerrni hapa për të mbrojtur komunikimin në internet.
Pajisje e sigurt
Nëse nuk jeni të sigurt nëse kompjuteri që po përdorni është i sigurt, mbani në mend se gjithmonë mund të përdorni sistemin operativ portativ TRAILS që mund të përdoret nga USB ose CD.
Pasi të jeni siguruar që pajisja juaj është e sigurt, duhet të merrni parasysh klientët e postës elektronike që përdorni, sa të sigurt dhe të mbrojtur janë dhe nëse kanë mundësi të përdorin të ashtuquajturin kriptim PGP.
Nëse kryesisht përdorni smartphone, është e rëndësishme të kujdeseni që të mos jetë numri dhe vetë pajisja e lidhur me të dhënat tuaja personale. Për më tepër, kontrolloni se cilat nga aplikacionet lejojnë të ashtuquajturin komunikim të koduar ose end to end, me mundësi për të dërguar dokumente, foto, video, etj.
Nëse keni nevojë për mjete specifike, mos ngurroni të shfletoni: Thunderbird, OTR me Pidgin ose Adium, Mailvelope për email dhe Cryptocat.
Llogari dhe profile të sigurta
Për tu siguruar që askush nuk mund të hyjë lehtësisht në llogaritë tuaja, mos përdorni fjalëkalime të njëjta ose të ngjashme në shërbime të ndryshme. Krijoni fjalëkalime të komplikuara, jo shumë personale dhe logjike dhe ndryshojini ato herë pas here.
Nëse keni probleme për të hyrë në llogarinë tuaj, kontrolloni se ku keni hyrë për herë të fundit, nëse keni qenë i fundit që keni hyrë dhe menjëherë filloni të kontrolloni dhe ndryshoni fjalëkalimet, etj. Ndaloni çdo komunikim përmes asaj llogarie, ndryshoni fjalëkalimet tuaja, kontrolloni nëse ka dhe si duket historia juaj e përdorimit dhe mendoni se kush dhe ku mund t ‘i qaset asaj.
Nëse nuk keni qasje në llogaritë tuaja, menjëherë gjeni udhëzimin nga vetë shërbimi përmes të cilit mund të raportoni se llogaria juaj është marrë dhe gjithçka që ju nevojitet për të shkruar dhe paraqitur si provë të pronësisë së llogarisë në mënyrë që shërbimi të mund t ‘ju verifikojë në një kohë të shkurtër dhe të rivendosë qasjen tuaj në të. Në lidhjet e mëposhtme mund të gjeni procedurat dhe formularët: Google: Facebook Twitter
Pajisje e vjedhur
Nëse pajisja juaj (kompjuter ose telefon) është vjedhur ose humbur menjëherë, përpiquni të mbani mend se në cilat llogari dhe shërbime ka qasje. Ndryshoni fjalëkalimet e këtyre shërbimeve menjëherë. Hapi tjetër është aktivizimi i verifikimit me dy hapa kur hyni në llogaritë tuaja. Nëse në pajisjen tuaj keni aktivizuar mundësinë për gjurmim dhe bllokim, aktivizoni atë dhe përpiquni ta raportoni pajisjen e humbur në polici për t ‘i ndihmuar ata ta gjejnë.
…