Uncategorised |

“Bëhu mediatikisht aktiv/e”

feat-img

EU IKS MEDIUM LOGOA KONKURS

KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E EKIPEVE GAZETARESKE TË
SHKOLLAVE TË MESME PËR SHËNIMIN E JAVËS EVROPIANE TË
EDUKIMIT MEDIATIK 2020

“Bëhu mediatikisht aktiv/e”

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Instituti i Studimeve të Komunikimit (ISK) u bëjnë thirrje nxënësve të shkollave të mesme në vend që të paraqiten në konkursin “Bëhu mediatikisht aktiv/e” (#BeMediActive) dhe së bashku ta shënojnë Javën Evropiane të Edukimit Mediatik 2020. Nxënësit e shkollave të mesme duhet të dorëzojnë propozime për përgatitjen e storjeve gazetareske, që do t’i prodhojnë në partneritet me një nga mediat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Propozim- idetë për storje gazetareske duhet të përmbajnë arsyetim të qartë të një problemi të caktuar, me të cilin ballafaqohen të rinjtë. Ideja e konkursit është që nxënësit e shkollave të mesme të arrijnë shkathtësi gazetareske ose t’i përsosin ato ekzistuese dhe përmes mbështetjes mediatike e trajnimeve gazetareske ta kthejnë vëmendjen e publikut dhe t’i sfidojnë bartësit e vendimeve për zgjidhjen e problemeve të të rinjve.

E DREJTA E PJESËMARRJES

Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme nga viti i parë deri në të katërtin, të cilët do të paraqiten në ekip prej katër nxënësve dhe një profesor- koordinator, të gjithë nga një shkollë e njëjtë. Ekipet duhet të dorëzojnë fletëparaqitje dhe pajtim me shkrim nga kryeredaktori i medias, me të cilin do ta përgatisin storjen e propozuar gazetareske. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha stacionet radio – televizive, gazetat dhe mediat onlajn, që janë të regjistruara në Regjistrin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Me pajtueshmërinë, media e dëshmon vullnetin për përfshirje në shënimin e Javës Evropiane të Edukimit Mediatik 2020. Media duhet të emërojë një gazetar me përvojë, i cili do të punojë me nxënësit, do ta ndjek procesin e prodhimit të ekipit dhe do ta publikojë storjen e tyre në mars ose prill 2020.  

Një ekip mund të dorëzojë një propozim. Nga një shkollë mund të paraqiten më shumë ekipe. Një profesor/e mund të jetë koordinator/e e më shumë ekipeve nga një shkollë e njëjtë.

PËRGATITJA E STORJEVE GAZETARESKE DHE MBËSHTETJA FINANCIARE

Në konkurs do të zgjedhen gjashtë ekipe, storjet e të cilave duhet të prodhohen deri më 13 mars të vitit 2020. Formati i storjeve duhet të jetë përkatës me median-partner (kronikë radioje ose televizive, artikull dhe/ose storje multimediatike). Storjet gazetareske mund të jenë në gjuhët që përdoren në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për të gjithë pjesëmarrësit në ekipe dhe për gazetarët e medias- partner, ISK si organizator i konkursit, do të organizojë punëtori njëditore, në të cilat do të detajizohet përgatitja e storjes: përcaktimi i burimeve, grumbullimi i të dhënave, hulumtimi në terren, formati dhe gjatësia e storjes gazetareske, plani për prodhimin dhe publikimin. Nxënësit vetë do ta prodhojnë storjen (me telefona celularë). Media- partner do tu ofrojë mbështetje mentoriale përmes gazetarit që do t’i ndjek dhe orientojë në punën e tyre.

ISK do të organizojë trajnime dhe do t’i mbulojë shpenzimet e rrugës për pjesëmarrësit në trajnime.

Çdo ekip i shkollave të mesme do të marrë 400 euro në kundërvlerë në denarë për shpenzimet e prodhimit dhe punës në terren. Çdo gazetar nga media- partner do të marrë 200 euro në kundërvlerë në denarë për rolin mentorial gjatë prodhimit të storjes.

Të gjitha storjet gazetareske, përveç se do të publikohen në media, do të prezantohen edhe në një debat si ngjarje përfundimtare, të cilën ISK-ja dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian do ta organizojnë në fund të marsit të vitit 2020 në Shkup dhe do të jetë pjesë e një sërë ngjarjeve që Komisioni Evropian i organizon në kuadër të Javës Evropiane të Edukimit Mediatik.

KRITERET E VLERËSIMIT

Idetë për storje gazeteske duhet të tregojnë problem, dukuri ose domosdoshmëri për ndryshim që u nevojitet të rinjve. Nxënësit duhet qartë të vënë në dukje se si ai problem reflektohet ndaj cilësisë së jetës së të rinjve, cilat janë shkaqet e të njëjtin dhe ku e shohin zgjidhjen.

Propozimi mund të përfshijë fusha të ndryshme: arsim i mesëm, probleme lokale rinore, nisma dhe aktivizim rinor, (mos) respektimi i së drejtës për mjedis të shëndoshë jetësor, ekologji, kulturë dhe mundësi për shprehje kulturore të të rinjve, të rinjtë dhe mediat, mbrojtja sociale dhe shëndetësore, sporti dhe të rinjtë etj.

Nisur nga kjo me rëndësi të veçantë është përmbajtja dhe argumentimi i problemit si dhe qartësia e porosisë që nxënësit e shkollave të mesme duhet ta përcjellin me storjen e tyre gazetareske. Përparësi do të kenë propozimet me ide origjinale dhe vullnet të shprehur për zbatimin e teknikave hulumtuese gazetareske.

PARAQITJA

Kandidatët duhet të plotësojnë Fletëparaqitje, Pajtim nga kryeredaktori i medias- partner që do ta dorëzojnë në adresën e imejlit [email protected] më së voni deri më 16 shkurt, 2020.

PËRZGJEDHJA

Përzgjedhjen e gjashtë propozimeve të storjeve gazetareske do ta bëjë komisioni pesë anëtarësh, i përbërë nga tre përfaqësues të ISK-së, një nxënës i shkollës së mesme dhe një profesor/e, të cilët në katër-pesë vitet e fundit kanë qenë korrespondentë aktiv të gazetës së shkollave të mesme “Medium”.  

Rezultatet e pjesëmarrësve të përzgjedhur do të publikohen në faqen e internetit www.medium.edu.mk19 shkurt, 2020.

KONTAKT

Aleksandra Temenugova, [email protected], [email protected], 02 30 90 004.

SHKARKO

FLETËPARAQITJE

PAJTIM ME SHKRIM NGA KRYEREDAKTORI I MEDIAS