Thirrje për ndarjen e granteve për inicimin e zgjidhjeve për probleme lokale nga mjedisi jetësor
Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), në partneritet me Shoqërinë Ekologjike të Maqedonisë (ShEM), shpall Thirrje për ndarjen e granteve për organizatat e shoqërisë civile nga rajone me zona të mbrojtura (Ohër, Prespë, Demir Kapi, Tikvesh, Strumicë dhe Pelagoni) që do të ofrojnë iniciativa për zgjidhjen e problemeve lokale për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Kjo thirrje është pjesë e projektit ” Aksion Lokal për Politika më të Mira për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor”i zbatuar nga ISK me mbështetjen financiare të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR). Nëpërmjet Thirrjes do të zgjidhen gjashtë organizata të shoqërisë civile, një nga secili rajon. Çdo organizatë në aplikimin, duhet të ketë siguruar partneritet me një shkollë të mesme me të cilën ata do të zbatojnë bashkërisht dhe në mënyrë të barabartë iniciativën.
Objektivat e kësaj Thirrje janë:
- Forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe nxënësve të shkollave të mesme për të zgjidhur problemet e mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmes fushatave me interes publik, lobimit dhe përfaqësimit;
- Rritja e presionit mbi institucionet publike për të zgjidhur problemet në mjedisin jetësor duke përfshirë qytetarët në vendimmarrje bazuar në kërkime dhe të dhëna të argumentuara.
Temat prioritare:
OShC-të pritet të propozojnë zgjidhje për një problem lokal, me të cilin u shkurtohet e drejta themelore e njeriut për mjedis të shëndetshëm jetësor, përmes fushatave me interes publik dhe përfshirjes së të gjithë palëve të interesuara. Iniciativat duhet të trajtojnë një nga temat e mëposhtme:
- Ndotja e ujit, ajrit dhe tokës
Uji, ajri dhe toka janë sfera që ndoten vazhdimisht. Çdo vit, vendi ynë kalon përqendrimet mesatare të RM-së, për ndotjen e ajrit, ndërsa ndotja e lumenjve dhe liqeneve me pesticide, ndotës organikë, mbetje industriale dhe plastikë ndodh vazhdimisht. Këto probleme ekologjike janë komplekse dhe kërkojnë angazhim dhe përfshirje të madhe të të gjithë aktorëve.
- Shfrytëzimi i burimeve natyrore
Për vite në vendin tonë, natyra shihet ekskluzivisht si një burim, i cili do të jetë vazhdimisht i pranishëm në të ardhmen. Por, përdorimi i paarsyeshëm dhe i papërgjegjshëm i burimeve natyrore (ujë, dru, lëndë të para minerale, bimë mjekësore dhe kërpudha) ndikon ndjeshëm në cilësinë e mjedisit jetësor. Vendosja e praktikave të qëndrueshme dhe trajtimi i natyrës, jo vetëm si një burim por edhe si rrjet ekosistemesh janë mënyrat e vetme se si mund të mbrojmë natyrën.
- Promovimi dhe mbrojtja e zonave ekologjikisht të rëndësishme dhe biodiversiteti
(Maqedonia ka rrjet të vogël dhe të pazhvilluar të zonave të mbrojtura. Këto zona paraqesin vend-strehim për biodiversitetin dhe vendet kryesore për rekreacion dhe edukim në terren. Ka shumë zona më të vogla të mbrojtura që kanë nevojë për ndihmë, për menaxhim dhe studim më të mirë.
Aktivitete:
OShC-të mund të ofrojnë disa nga aktivitetet e mëposhtme, por ato nuk është e domoshdoshme të kufizohen në to:
- Kërkime bazuar mbi të dhënat për të vlerësimin e problemit lokal me mjedisin jetësor.
- Promovimi dhe edukim ekologjik të komunitetit lokal, të rinjtë dhe palët e tjera të interesit.
- Organizimi i ngjarjeve dhe aktiviteteve për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje për probleme lokale ekologjike.
- Prodhimi i përmbajtjes mediatike për informimin dhe prezantimin e rezultateve.
- Aktivitete për përdorimin e mekanizmave ligjorë dhe procedurat gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që cenohen për shkak të një problemi ekologjik. *
- Angazhimi i ekspertëve për vlerësimin e efekteve nga masat dhe politikat të propozuara.
* Shënim: mjetet (granti) nuk mund të përdoren për procese gjyqësore, por për zhvillimin e strategjisë dhe provave të argumentuara, të nevojshme për realizimin e iniciativës.
E drejta për të marrë pjesë
Në Thirrjen mund të aplikojnë:
- Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me Ligjin për Shoqata qytetare dhe Fondacione, me përjashtim të partive politike dhe organizatave fetare (Shoqatat duhet të kenë portofol të punës së paku dy vjet dhe punë në projekte në fushën e mjedisit jetësor);
- Nismat civile joformale, jofitimprurëse (grupe dhe lëvizje) gjithashtu mund të aplikojnë. Iniciativat qytetare duhet të mos jenë të lidhura me partitë politike dhe funksionarë. Në aplikimin, iniciativat duhet të specifikojnë koordinatorin i cili do të jetë përgjegjës për realizimin e aktiviteteve. (Iniciativat duhet të kenë së paku dy vjet përvojë në zbatimin e llojeve të ndryshme të aktiviteteve në fushën e mjedisit jetësor).
Një parakusht për të dy grupet (OSHC / iniciativa informale) është partneriteti me një shkollë të mesme në rajonin e tyre. Shkolla partnere pritet të emërojë 15 nxënës të shkollës së mesme dhe të caktojë një mësues (koordinator) i cili do të përfshihet në aktivitetet e planifikuara: eko-kamp disa ditor, pjesëmarrje në ngjarjeve në kuadër të iniciativës, planifikim dhe zbatim i fushatës me interes publik, ngjarje përfundimtare etj. Partneriteti dëshmohet nga një letër qëllimi të bashkëngjitur, nënshkruar nga menaxhmenti i shkollës dhe organizata e shoqërisë civile. Nëse organizata aplikuese paraqet një kërkesë në mënyrë të pavarur, përkatësisht pa partneritet me një shkollë të mesme nga i njëjti rajon, aplikimi nuk do të pranohet për vlerësim të mëtejshëm.
Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikimeve
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme:
- Kontroll administrativ i plotësisë dhe saktësisë së formularit të paraqitur të aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese, në përputhje me Listën e Kontrollit. Aplikimet që nuk kalojnë shqyrtimin administrativ nuk do të pranohen për vlerësim të mëtejshëm.
- Koherenca e misionit dhe vizionit të organizatës me qëllimet e projektit
- “Aksion Lokal për Politika më të Mira për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor”;
- Një problem lokal i përcaktuar qartë që pamundëson të drejtën themelore të njeriut për mjedis të shëndetshëm jetësor.
- Zgjidhje e përcaktuar qartë për problemin lokal që pamundëson të drejtën themelore të njeriut për një mjedis të shëndetshëm jetësor.
- Harmonizim i iniciativës me temat prioritare të renditura në këtë thirrje.
- Kapaciteti i aplikantit të menaxhojë me grantet. (përvoja në menaxhimin e projektit, kompetenca e ekipit)
Gjashtë përfituesit e granteve do të zgjidhen sipas shumëllojshmërisë gjeografike: një shoqatë / iniciativë qytetare në partneritet me një shkollë të mesme nga një rajon.
Mbështetje financiare dhe të tjera
Buxheti i përgjithshëm për dhënien e granteve për organizatat e shoqërisë civile është 30.000 euro. Përmes kësaj thirrjeje, do të jepen gjithsej gjashtë grante, secila në shumë maksimale deri në 5.000 euro në kundërvlerë me denarë. Për secilin përfitues të grantit – organizatë të shoqërisë civile dhe shkollë, ISK dhe SHEM do të organizojnë një sërë trajnimesh për zhvillimin e planit për fushatë me interes publik, menaxhimin e granteve të vogla të BE-së dhe udhëzimin për zbatimin e iniciativave të miratuara. Kohëzgjatja e projekteve individuale do të jetë shtatë muaj, duke mos marrë parasysh periudhën e trajnimit. Aktiviteti i përgjithshëm me gjashtë përfituesit e granteve do të jetë në kohëzgjatje prej 15 muaj. Buxheti duhet të mbulojë të gjitha kostot që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me zbatimin e aktiviteteve të planifikuara, përfshirë paga, honorare, shpenzimet e udhëtimit, shpenzimet për punë në zyrë, promovimin dhe përfaqësimin publik, etj. Buxheti duhet të pasqyrojë partneritetin me shkollën e mesme, përfshirë kostot e koordinatorëve të shkollës dhe nxënësve që do të rezultojnë nga zbatimi i aktiviteteve. Shuma e kostove administrative në lidhje me kostot totale direkte të projektit mund të jetë maksimumi 7%. Pagesat financiare për zbatimin e aktiviteteve të shoqatave informale do të bëhen përmes ISK-së. Udhëzime më të hollësishme për përgatitjen e buxhetit mund të gjenden në Udhëzuesin për Buxhet.
Mënyra e alikimit
Organizatat e shoqërisë civile/ iniciativat e interesuara duhet të paraqesin:
- Formular për aplikim (shkarkoni këtu)
- Letër qëllimi (shkarkoni këtu)
- Buxhet (shkarkoni këtu). Udhëzues për plotësimin e buxhetit (shkarkoni këtu)
- Dokumenti për regjistrimin e organizatës – aplikant (i skanuar)
- Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj (e skanuar)
Dokumentet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën e postës elektronike: [email protected]; me shënim: “Thirrje për grante: SHEJP”.
Afati përfundimtar për aplikim është 16 tetor (e premte) 2020
Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin për këtë thirrje, mund t’i dërgoni në: [email protected], jo më vonë se 05.10.2020.
Personi për kontakt: Lejla Shaban
E-mail: [email protected]
Tel: +389 2 30 90 004
Kjo thirrje është përgatitur në kuadër të Projektit: “Aksion Lokal për Politika më të Mira për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor” zbatohet nga Instituti për Studime të Komunikimit në partneritet me Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë, me mbështetje financiare të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).