Конкурс за најдобар средношколски медиумски производ: „ИЗРАЗИ СЕ ПРЕКУ МЕДИУМИТЕ“ 2019 ALB
Konkurs për prodhim më të mirë mediatik të shkollës së mesme
“SHPREHU PËRMES MEDIEVE”
Instituti për studime komunikuese në kuadër të fushatës me interes publik për ambient më të mirë jetësor “Mos injoro! Reago!” i fton nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni që të paraqiten në konkursin për prodhim më të mirë mediatik “Shprehu përmes medieve” në temën “Dëshiroj të jetoj në ambient të pastër”. Nxënësit dhe shkollat mund të aplikojnë me foto-storie ose video një minutëshe.
Prodhimet mediatik duhet që në mënyrë origjinale ti transmetojnë idetë, interesat dhe kërkesat e nxënësve për ndryshim të ambientit jetësor në të cilin jetojnë. Në fotografitë dhe videot e veta nxënësit duhet të shfaqin shembuj nga ambienti për të cilin mendojnë që është i nevojshëm intervenimi i institucioneve dhe i qytetarëve (ajër i pastër, ujë dhe tokë, higjienë urbane, mbrojtje e bio-diversitetit).
Qëllimi i këtij konkursi është që të nxitet shkrim-leximi mediatik dhe vetëdija ekologjike tek të rinjtë të cilët në mënyrë kreative do të tregojnë se dinë ti shfrytëzojnë mediet për të shkaktuar ndryshim në ambientin në të cilin jetojnë.
Përpunimi
Fotostoria duhet të përmbajë prej 6 deri 8 fotografi me legjendë (tekst i shkurtër që do ta sqarojë domethënien). Teksti nën fotografitë mund të jetë në cilën do qoftë nga gjuhët dhe alfabetet që përdoren në Maqedoninë e Veriut.
Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë së një minutë. Nëse përdoret muzikë, duhet të respektohen të drejtat autoriale. Dialogët ose çfarë do qoftë forme tjetër të komunikimit mund të jetë në gjuhët që përdoren në vendin. Në aplikacionin duhet të ketë sqarim të shkurtër, jo më të gjatë se 10 rreshta.
E drejta për pjesëmarrje
Në konkursin mund të paraqiten nxënës nga viti i parë deri të katërtin nga të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni dhe vetë shkollat. Lejohet pjesëmarrje grupore të bashkë-nxënësve, por nëse prodhimi shpërblehet, shpërblimi do ti ndahet autorit ose bartësit të paraqitjes. Nëse shkolla paraqitet si pjesëmarrës, shpërblimi do ti ndahet shkollës.
Do të paraqesin më tepër prodhime në formate të ndryshme.
Informacione të dobishme se si të punohet fotografia / foto-storia ose si të incizohet dhe të montohet videoja.
Çmime
- Çmimi i parë – telefon celular Samsung Galaxy A6
- Çmimi i dytë – kamera GoPro
- Çmimi i tretë – kamera GoPro
Për 15-të autorët e prodhimeve më të mira, Instituti për studime të komunikologjisë siguron pjesëmarrje në eko kampin disaditor të shkollave të mesme që do të organizohet në qershor.
Paraqitje
Kandidatët duhet të plotësojnë formular për paraqitje dhe bashkë me produktin e punuar ta dërgojnë në e-adresën [email protected] më së voni deri më 05 maj të vitit 2019.
Kontakt
Aleksandra Temenugova, [email protected], 02 30 90 004.