Aktivizohu | Krijuar nga ju |

“U paraqita për praktikë në media për të shkruar për gjithçka që të rinjve u mungon në Kumanovë”

Edhe e re dhe banore e Kumanovës, nxënësja e shkollës së mesme Lana Lambasha aplikoi me vetëbesim për praktikë një mujore në një media. Ajo beson se askush nuk mund të shkruajë më mirë për problemet e të rinjve në këtë qytet sesa ata si ajo, njerëzit të cilët i ndjejnë problemet. Pas një muaji, Kumanova nuk do të ketë kinema, por Lana është e bindur se artikulli i saj në KumanovoNews do të përkujtojë autoritetet se duhet punuar në lidhje me këtë problem.

Kjo videoështë punuar në kuadër të projektit për edukim mediatik të USAID-it “Të rinjtë mendojnë”, i cili zbatohet nga IREX në partneritet me Institutin për Studime të Komunikimit, Institutin Maqedonas për Media dhe Forumin Arsimor Rinor.