Aktivizohu | Krijuar nga ju |

Dhunë mes bashkëmoshatarëve në rrjetet sociale ka, por si të parandalohet?

Në rrjetet sociale, në botë dhe në rajon, gjithnjë e më shumë raste të dhunës mes bashkëmoshatarëve. Fatkeqësisht raste të këtilla ka edhe te ne, por të rinjtë shumë rrallë ose aspak nuk flasin publikisht për këtë.

Tarik Mustafi është adoleshent. Sapo i mbushi 18. Thotë se ai personalisht nuk ka përjetuar dhunë a ngacmime të bashkëmoshatarëve në rrjetet sociale, por tha se ka një shok që ka pasur probleme të tilla. Sulmet, ofendimet, siç thotë ai, kanë lënë gjurmë te shoku i tij.

Kronikë e Ajla Memedi, nxënëse e shkollës së mesme në SHMQSH “Zef Lush Marku” Shkup, e cila kaloi një muaj punë praktike në TV 21. 

Kjo përmbajtje është punuar në kuadër të projektit për edukim mediatik të USAID-it “Të rinjtë mendojnë”, i cili zbatohet nga IREX në partneritet me Institutin për Studime të Komunikimit, Institutin Maqedonas për Media dhe Forumin Arsimor Rinor.