Aktivizohu | Krijuar nga ju |

Gazetaria si përcaktim i mundshëm për kuriozen Ana Marija

Ajo aplikoi pa pritshmëri, u befasua kur u përzgjodh për praktikë një mujore në TVM dhe pak ka munguar që të heqë dorë. Të rrezikojë një muaj pushim veror apo jo? Ana Marija Bosheva, nxënëse e SHMQSH “Vasill Antevski – Dren” në Shkup, thotë se gjatë jetës së saj asnjëherë nuk i kanë kaluar më shpejtë dhe më interesant 30 ditë. Profesioni dinamik e ka përmbushur plotësisht, kështu që tani vajza e shkollës së mesme po mendon të bëhet gazetare.

Kjo përmbajtje është punuar në kuadër të projektit për edukim mediatik të USAID-it “Të rinjtë mendojnë”, i cili zbatohet nga IREX në partneritet me Institutin për Studime të Komunikimit, Institutin Maqedonas për Media dhe Forumin Arsimor Rinor.