“Gazetaria është profesion interesant dhe tërheqës”
“Uji i qetë bregun rrëzon ”, kështu e përshkruajnë kolegët nga TV 21 nxënësen e shkollës së mesme Ajla Memedi e cila me qetësi, por me mençuri merr çdo këshillë nga profesionistët me të cilët iu dha mundësia të punonte për një muaj. Për të është sfidë të provojë veten në një ambient të tillë, për kolegët mundësi për një freski, e cila kaq shumë i ka munguar redaksisë dhe në profesionit.
Kjo videoështë punuar në kuadër të projektit për edukim mediatik të USAID-it “Të rinjtë mendojnë”, i cili zbatohet nga IREX në partneritet me Institutin për Studime të Komunikimit, Institutin Maqedonas për Media dhe Forumin Arsimor Rinor.