„Gjithmonë kam dashur të punoj në televizion”

Praktika njëmujore në TV Festa, për kumanovaren Blerona Berisha, është përmbushja e një ëndrre shumëvjeçare. Nxënëse e shkollës së mesme që admironte fytyrat televizive vendase dhe të huaja, pati mundësinë të vendoste veten në këpucët e tyre. Kolegët nga televizioni lokal me lëvdata – Blerona mund të jetë rivale e shumë gazetarëve.
Kjo përmbajtje është punuar në kuadër të projektit për edukim mediatik të USAID-it “Të rinjtë mendojnë”, i cili zbatohet nga IREX në partneritet me Institutin për Studime të Komunikimit, Institutin Maqedonas për Media dhe Forumin Arsimor Rinor.