Njihu me “Xhaxhi Kokëfortin” dhe bëhuni rezistent ndaj dezinformatave
“Mëso të luftosh kundër dezinformatave me mendim kritik” përmes lojës “Xhaxhi Kokëfortë” (Cranky Uncle). Kjo lojë, e zhvilluar nga shkencëtari i Universitetit të Melburnit, John Cook dhe agjencia kreative Goodbeast, tani është përkthyer në gjuhën maqedonase nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe është në dispozicion falas në iPhone dhe Android.
Loja “Xhaxhi Kokëfortë” përdor karikaturat, humorin dhe mendimin kritik për të zbuluar teknikat e gabuara të mohimit të shkencës dhe për të ndërtuar rezistencën e publikut kundër dezinformimit. Për të shpjeguar pse dhe si disa njerëz hedhin poshtë provat shkencore, autori krijoi karakterin Xhaxhi Kokëfortë, anëtarin e familjes që të gjithë kemi në shtëpi dhe që mendon se di më mirë se shkencëtarët e botës.
Kontrolloni nëse jeni rezistent ndaj dezinformatave ose jeni xhaxhi KOKËFORTË! Shkarkoni lojën në telefonin tuaj Android ose Apple.
Loja u përkthye në kuadër të projektit “Përdor fakte: Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar dezinformatat në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.