Aktivizohu | Xhaxhi Kokëfortë |

Udhëzues për mësimdhënësit për lojën Xhaxhi Kokëfortë

feat-img

Xhaxhi kokëfortë është një aplikacion falas për celular dhe mjet edukativ për të përmirësuar të menduarit kritik të nxënësve.

Keqinformimet janë të dëmshme një numër mënyrash. I bëjnë njerëzit të besojnë në gjëra të gabuara. E polarizojnë publikun. Zvogëlojnë besimin në institucione të rëndësishme siç janë organizatat shkencore.

Duke zvogëluar besimin në fakte, keqinformimi arrin qëllimin e tij. Kjo do të thotë se vetëm mësimi i fakteve nuk është i mjaftueshëm sepse faktet mund të zhvlerësohen nga keqinformimi. Zgjidhja e keqinformimit është të ndihmojë njerëzit të zgjidhin konfliktin që ekziston midis fakteve dhe iluzioneve.

Qëllimi ynë i përbashkët është të zhvillojmë aftësinë e të menduarit kritik të të rinjve dhe t’i ndihmojmë ata të fitojnë betejën kundër dezinformatave.

Loja “Xhaxhi Kokëfortë” krijon rezistencë ndaj keqinformimit dhe forcon mendimin kritik midis nxënësve. Loja përmban shpjegime dhe kuize.

Së pari, Xhaxhi Kokëfortë shpjegon teknikat e mohimit, dhe më pas lojtarët praktikojnë se si t’i dallojnë këto teknika të mohimit përmes kuizeve. Ndërsa lojtarët hyjnë në lojë, ata fitojnë pikë kokëfortësi dhe humori i tyre bëhet gjithnjë e më i zymtë. Më e rëndësishmja, sa më shumë të luajnë, aq më shumë rezistencë zhvillojnë kundër keqinformimit.

Xhaxhi Kokëfortë në klasë

Ju inkurajojmë të lexoni Udhëzuesin e Mësuesit ku mund të njiheni në detaje me teorinë pas lojës “Xhaxhi Kokëforti”, të shihni burime të tjera dhe aktivitete në klasë përmes të cilave do të zhvillojmë së bashku mendimin kritik midis nxënësve.

Filloni klasën tuaj me një kuiz të mendimit kritik.

Zgjoni studentët me një kuiz dhe ushtrime të të menduarit kritik përmes aplikacionit Xhaxhi Kokëfortë.

Loja është krijuar për moshat 10 vjeç e lart. Nuk ka vulgaritet apo gjuhë të dhunshme. Loja luhet më shpesh në klasa nga klasa e 6-të deri në universitet.

Si? Ne do t’ju shpjegojmë:

Hapi 1: Regjistrohu për të marrë një kod grupi

Vizito formularin e regjistrimit të klasës për t’u regjistruar. Duke na dhënë informacion të detajuar në lidhje me klasat tuaja do të na ndihmojë të sigurojmë kodet e grupit që u nevojiten nxënësve tuaj për të hyrë në lojë.

Hapi 2: Shkarko lojën

Nxënësit mund të hyjnë në lojë në tre mënyra:

iPhone: https://sks.to/crankyiphone

Android: https://sks.to/crankyandroid

Browser: https://app.crankyuncle.info

Hapi 3: Shpërndaje kodin e grupit

Pasi të merrni kodet e grupit me email, mund t’ua jepni kodin nxënësve. Pas futjes së kodit të grupit në lojë, ata do të kenë qasje të menjëhershme në lojë. Nxënësit nuk kanë nevojë të futin asnjë të dhënë për të hyrë në lojë.

Hapi 4: Kërkimi

Ne kryejmë kërkime për të vlerësuar efektivitetin e lojës në drejtim të përmirësimit të të menduarit kritik. Për të marrë pjesë, lojtarët duhet të bien dakord, në fillim të lojës, në të dy hapat, të treguar këtu. Për nxënësit nën 18 vjeç, ekziston një fletë informacioni për prindërit.

Ata do të plotësojnë një kuiz me 10 pyetje në fillim të lojës, dhe më pas një kuiz tjetër me 10 pyetje pasi të kenë kaluar të gjitha teknikat e mohimit.

Pjesëmarrja është vullnetare dhe plotësisht anonime – nuk merren të dhënat e identitetit. Studentët mund të dalin nga sondazhi në çdo kohë duke ndryshuar pajtimin e tyre përmes ekranit “Rreth Nesh” në vetë lojën.