Puna në terren – pjesa më e bukur e praktikës njëmujore të manastirasit, David
Sa njerëz po punojnë në lajmet? Me siguri shumë njerëz mendojnë se këtë punë e bën një njeri, ai i cili paraqitet në ekran. Të njëjtën e ka menduar edhe David Kozarov nga Manastiri, derisa u bind për të kundërtën gjatë praktikës njëmujore në TV Tera. Puna në terren e përmbushi më së shumti, ndërsa gazetarët nga televizioni tashmë e shohin atë si një koleg të ardhshëm.
Kjo videoështë punuar në kuadër të projektit për edukim mediatik të USAID-it “Të rinjtë mendojnë”, i cili zbatohet nga IREX në partneritet me Institutin për Studime të Komunikimit, Institutin Maqedonas për Media dhe Forumin Arsimor Rinor.